Kuzhinier/e

Austri, Sllovaki, Hungari, Kroaci, Serbi, Rumani, Bullgari
31 Janar, 2024
Apliko tani
Data e afatit:

Job Description

Danube Cruises Romania po kërkon kuzhinier/e.

Përfitimet e punës:
Rrogë fikse në bazë të eksperiencës që kanë + bonuse💵
14 ditë pushime të paguara
40% ulje në dyqanet në bord me produkte ekskluzive
Mundësinë që të bëhen pjesë e ekskursioneve
Mundësinë që të përdorin palestrën në bord
Shpenzimet e udhëtimit(embarkim/zbarkim)100% të mbuluara nga kompania.
Asnjë kosto për akomodimin, ushqimin apo lavanderinë
Kurs për gjuhën Gjermane
Wifi falas
Mundësi për rritje profesionale në karrierë

Detyrat dhe përgjegjësitë
Përgatitja e Ushqimit: Kuzhinieri do të jetë përgjegjës për përgatitjen e recetave të ndryshme, duke siguruar një cilësi të lartë të ushqimit për pasagjerët.
Planifikimi i Menuve: Duke punuar ngushtë me shefin e kuzhinës, kuzhinieri do të ndihmojë në planifikimin dhe zhvillimin e menyve të reja dhe kreative, duke u përshtatur me preferencat e pasagjerëve dhe disponueshmërinë e produkteve lokale.
Mirëmbajtja e Higjienës: Sigurimi i një mjedisi të pastër dhe të higjienizuar në kuzhinë, duke respektuar rregullat dhe standardet e sigurisë ushqimore.
Përgjigje ndaj kërkesave të veçanta: Përshtatja e recetave për të përmbushur kërkesat dietike të veçanta të pasagjerëve, si alergjitë ushqimore.
Punë në Ekip: Bashkëpunimi me anëtarët e tjerë të ekuipazhit të kuzhinës dhe departamenteve të tjera për të siguruar një përvojë të shkëlqyer për pasagjerët.

Kualifikimet:
Eksperiencë e mëparshme: Të paktën 2 vjet përvojë në një pozicion të ngjashëm, preferohet në një mjedis kroçere ose hoteli.
Aftësi në gatim: Njohuri të thella në teknikat e gatimit dhe në përgatitjen e një game të gjerë të ushqimeve.
Gjuhët: Aftësi të mira komunikimi në anglisht; njohja e gjermanes është një avantazh.

Aplikoni tani duke na kontaktuar në info@punojashte.com ose në  numrin tonë të telefonit 069 85 10 120.